Sport

Arsenali këmbëngul për transferimin e Navas

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 02 January 2019

Portieri nga Kosta Rika pritet të largohet nga Real Madridi.

Keylor Navas është kthyer në një prioritet për skuadrën e Arsenalit.

Ardhja e Thibaut Courtois ka bërë që portieri nga Kosta Rika ta humbë vendin në formacionin startues të Realit, prandaj edhe ai vetë dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.

-Advertisement-

Arsenali është i gatshëm të paguajë 16 milionë euro për Navas, të cilin e sheh si zëvendësues të veteranit Petr Cech që pritet të largohet nga Emirates.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera