Sport

Arsenal nuk dorëzohet për talentin ukrainas, oferta e radhës pëson rritje të konsiderueshme

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 13 January 2023

Arsenal nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për Mykhailo Mudryk, lojtarin që aktivizohet për Shakhtar Donetsk. Pasi ukrainasit i refuzuan ofertën e kaluar prej 45 milionë paund plus bonuse, topçinjtë rikthehen me një ofertë e cila është përmirësuar ndjeshëm.

Bëhet fjalë për 62 milionë paund plus bonuse, një ofertë e cila ende është larg pretendimet prej 80 milionë paund të Shakhtar Donetsk. Megjithatë, drejtuesit e Arsenal janë optimist se tratativa për 22-vjeçarin do të mbyllet me sukses duke qenë se vetë Mudryk e preferon transferimin te The Gunners.

Për Mudryk ka pasur interes edhe nga ana e Chelsea, megjithatë nëpërmjet rrjeteve sociale, sulmuesi ka lejuar të kuptohet se preferon skuadrën e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta. Arsenali aktualisht është kryesuesja e Premier League me topçinjtë që kanë një diferencë prej pesë pikësh nga ndjekësit e Manchester City dhe synojnë të rikthehen te titulli pas 20 vitesh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera