Sport

Arrihet marrëveshja për trajnerin e ri të Italisë

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 01 May 2018

Media të ndryshme italiane raportojnë se trajneri i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini, ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Italisë, për ta marrë drejtimin e Kombëtares.

Roli i trajnerit në ekipin kombëtar të Italisë ka mbetur i lirë që prej shkarkimit të Giampiero Ventura, me trajnerin e ekipit kombëtar U-21, Luigi Di Biagio, që e udhëhoqi Kombëtaren në miqësoret kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Në fundjavë u raportua se Carlo Ancelotti e kishte refuzuar mundësinë për t’i udhëhequr “Azzurët” dhe mëngjesin e sotëm, gazetat italiane “Gazzetta dello Sport” dhe “Correire dello Sport”, raportojnë se Mancini do të emërohet trajner.

Zëvendës-presidenti i komanduar i FIGC-s, Alessandro Costacurta, dhe menaxheri i ekipit italian, Lele Oriali, e kanë takuar Mancinin për më shumë se dy orë në shtëpinë e tij në Romë të hënën.

-Advertisement-

Mancini është i etur për ta pranuar postin, me Federatën që është e gatshme t’i ofrojë atij kontratë dyvjeçare me pagë vjetore 4 milionë euro.

Pengesa e vetme është kontrata e Mancinit me Zenitin, presidenti i të cilit është i palumtur dëshiron t’i japë fund marrëdhënies me klubin rus.

Megjithatë, ish-trajneri i Interit beson se do të gjejë marrëveshje me rusët.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera