Sport

Arrihet marrëveshja, Milinkovic-Savic te “Djajtë e Kuq”, Pogba drejt Realit

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 25 July 2019

Lazio dhe Manchester United drejt shtrëngimit të duarve për transferimin e Milinovic-Savis në “Old Trafford”. Sikurse njoftojnë mediet italiane, menaxheri i futbollistit serb ndodhet në Angli për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes, por më e rëndësishmja është që dy klubet kanë dakordësi të plotë për këtë lëvije, që pritet të bëhet zyrtare shumë shpejt.

Në fakt, kjo marrëveshje lidhet drejtpërdrejtë me një tjetër transferimin, edhe më të bujshëm, në këtë merkato vere. Paul Pogba është drejt Realit të Madridit dhe Milinkovic-Savic është i përzgjedhuri për të marrë vendin e francezit në formacionin e “Djajve të Kuq”.

Asgjë nuk mund ta pengojë tashmë transferimin e mesfushorit të Lazios në Manchester, veç faktit që duhet të përfundojë më parë kalimi i shumëpritur i Paul Pogbasë në “Bernabeu”.

-Advertisement-

Lazio mësohet se do të përfitojë 80 milionë euro nga kartoni i futbollistit serb, i cili pritet të ketë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon për 5 vitet e ardhshme me në radhët e “Djajve të Kuq”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera