Lajme

Arrestohet ushtari i FSK’së, dyshohet se abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 08 February 2019

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15 vjeçare. Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar se i dyshuari M.S është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 17:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor:, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera