Lajme

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, i vodhi identitetin burrit në Gjakovë, u pajis me letërnjoftim dhe pasaportë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 01 October 2024

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka arritur t’i vjedhë identitetin një burri në Gjakovë, duke u pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë.

Sipas policisë së Kosovës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje derisa rasti ka qenë duke u hetuar që nga data 21 nëntor 2023.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë pas hetimeve disa mujore të koordinuara edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, me datë 30/09/2024 me urdhër të Prokurorit kompetent ka arrestuar të dyshuarin m/shtetas shqiptar i cili dyshohet se ka arrit të vjedh identitetin e një personi në komunën e Gjakovës, të pajiset me letër njoftim dhe pasaportë te Republikës Kosovës. I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne njoftimin e policisë./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera