Lajme

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 01 October 2024

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar.

Në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Shumica e komunave tashmë kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare, orare qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare se ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha për Radio Kosovën se tashmë të gjitha komunat e Kosovës janë furnizuar me vaksina dhe se vaksinimi ka filluar sipas planit për grup-moshat me indikacione shëndetësore, kurse sot, në ditën e të moshuarave në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, do të jepen në mënyrë simbolike disa vaksina për të moshuar:

-Advertisement-

“Në qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në nivel të Kosovës ka filluar sezona e vaksinimit të kategorive të rrezikuara me vaksinën kundër gripit sezonal dhe ky proces pritet të vazhdojë pa asnjë problem. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar. Presim të ketë një fushatë vaksinimi të suksesshme me qëllim që të vaksinohen kategoria e grupeve që konsiderohen të rrezikuar: personat të moshuar, ata të moshës mbi 65 vjet, ata me sëmundje kronike, shtatzënat, punëtorët shëndetësorë dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, që kanë imunitet të kompromituar”, tha Hoti për Radio Kosovën.

Ndërkaq, Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, i kanë thënë Radio Kosovës se për vitin 2024 – 2025 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in.

Vaksinimi sipas mjekëve specialistë është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e gripit sezonal dhe sëmundjeve tjera serioze infektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera