Lajme

Arrestohet personi që ishte arratisur nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 21 April 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar personin i cili ishte në kërkim për veprën “Arratisje e personit të privuar nga liria”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese  në Smrekovnicë, me datën 7 mars 2022.

“Pas procedurave të nevojshme, i arrestuari N. M., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smerekovnicë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera