Lajme

Arrestohet një person për gjueti të paligjshme në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 17 October 2022

Policia e Kosovës të dielën ka arrestuar një person në Prizren pasi që dyshohet për gjueti të paligjshme, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia të dyshuarit i kishte skaduar leja e gjuetisë.

“Me datë 16 Tetor.2022, rreth orës 10:22, Patrullat policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kane has një gjuetar në zonën rurale të fshatit Novak. Pasi që zona e njëjtë nuk është vend gjueti e licencuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , gjueti në atë zonë konsiderohet gjueti e paligjshme.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Poashtu policia kanë sekuestruar armën dhe kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “ Gjueti e kundërligjshme”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera