Arrestohet një person në Prizren, Policia ia gjeti në shtëpi mbi 19 kilogramë marihuanë
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 21 December 2022
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 19 kilogramë marihuanë në një shtëpi në Prizren, për çka është arrestuar një person.
I arrestuari është A.Q, i moshës 39-vjeçare, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Konfiskohen mbi 19 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar
Prishtinë, më 21 dhjetor 2022
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, kanë trajtuar një informacion për posedim të lëndëve narkotike nga një i dyshuar. Kështu, pas hetimeve paraprake, kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin; A.Q., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kanë arritur ta lokalizojnë shtëpinë e tij dhe sot, më 21.12.2022, pas plotësimit të procedurave për kontroll nga organet e drejtësisë, në ora 12:27 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Të tjera
-
Komuna e Drenasit miraton dhënien e 51 pronave në shfrytëzim për 99 vjet
Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit është mbajtur seancë e jashtëzakonshme. ...
-
Mbyllet për 4 ditë manastiri i Banjskës, në prag të 1-vjetorit të agresionit
Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të m...
-
Vuçiq: Kosova nuk i ka pranuar rregullat e CEFTA-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në drekën e punës me Ursu...
-
Von der Leyen flet për zgjerimin e Ballkanit: 2030 mund të jetë afat real
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Kurti: Kosova vendi më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë pjesë...
-
Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit, ushtarët polakë na ndihmojnë ta ruajmë kufirin prej sulmeve të mundshme
Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ...
-
Haradinaj takohet me ambasadorin e BE’së: Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin e ri të ...
-
Eskalon Drejtori i Financave në Postë Feim Kelmendi, shan me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit
Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka degraduar në g...
-
Ndalohet në Qafë të Prushit, kishte 15 kamera të kontrabanduara
Një person është ndaluar nga policia për mall të kontrabanduar në pikën e kal...
-
Kurti në drekën e Von der Leyen kërkon të largohen masat ndaj Kosovës
Kryeministri Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën ...
-
Policia i zë dy kandidatët në Gjakovë që tentuan të kopjojnë në testin për patentë
Dy persona në Gjakovë kanë tentuar të marrin përgjigje nga pajisjet elektroni...
-
“Rajoni më afër 6 miliardëve të BE’së”, von der Leyen publikon pamjet nga takimi me liderët
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas drekës së punës ...