Lajme

Arrestohet një person në Prizren për dyshime për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 07 June 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar më 6 qershor 2026, pasi dyshohet se në bashkëveprim me zyrtarë policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë, gjatë periudhës 24 prill 1999 – 26 maj 1999, ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Policia bëri të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy