Lajme

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari”, tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 10 April 2022

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në aeroportin “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokumente te falsifikuara në një shtet tjetër.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj nga aeroporti me dokumente udhëtimi të një shteti  tjetër, e të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera