Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 23 May 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 06:15 në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet M.G (M/K), i moshës 36-vjeç.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim trupor’’, me dënim burgimi prej 40 ditëve.

“I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy