Lajme

Arrestohet një doganier, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 14 October 2022

Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetuesit e Doganës, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disamujor, sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë zënë ne flagrancë zyrtarin doganor dhe katër të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

-Advertisement-

Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksave doganore.

Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.”

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera