Lajme

Arrestohet në Kumanovë Toni Trajkovski, personi që tërhoqi zvarrë Selën

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 04 May 2017

Toni Trajkovski është i arrestuari i mbrëmshëm në Kumanovë. Arrestimi i tij është bërë nga inspektorë civil shqiptarë, ndërsa prangat i janë vënë në hyrje të një restoranti në këtë qytet.

Koha merr vesh se punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm për arrestim. Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë.

Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të stacionit policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës. Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa sot pritet, të njëjtit ta nisin drejt Shkupit.

-Advertisement-

Toni Trajkovski është i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së, ndërsa në videon e shkurtër kur sulmohet Sela është i moshuari tullac me mjekër të bardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera