Lajme

Arrestohet kosovari që kishte ikur nga burgu në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 30 March 2021

Q.A. kishte ikur nga burgu i Zug-ut të martën e kaluar, duke shfrytëzuar një detyrë të jashtme pune.

Kosovari 29-vjeçar Q.A., i cili kërkohej nga policia që nga java e kaluar është përsëri në paraburgim. Ai është arrestohet në kantonin e Cyrihut të hënën në mëngjes, shkruan zentralplus.ch

Q.A. kishte ikur nga burgu i Zug-ut të martën e kaluar, duke shfrytëzuar një detyrë të jashtme pune, transmeton albinfo.ch.

-Advertisement-

Hetimet intensive policore të ditëve të fundit kanë çuar shërbimet e ndjekjes në vendndodhjen e të kërkuarit, thotë policia e Zug-ut. I riu është arrestuar më pas nga policia e kantonit të Cyrihut të hënën në mëngjes. Tani ai është përsëri në burgun e Zugut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera