Lajme

Arrestohet i dyshuari që hyri tinëzisht në një xhami në Prizren dhe nga aty vodhi rreth 500 euro

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 16 November 2023

Policia e Kosovës në Prizren, njofton se sot është raportuar për një rast “vjedhje e rëndë”. Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.  Ankuesi i rastit ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në adresën e lartpërmendur në Suharekë, transmeton Reporteri.net.

Sipas policisë të njëjtit dyshohet se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 (pesëqind) euro.

“Policia i është përgjigjur rastit, hetuesit policorë të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Te i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës) janë gjetur edhe paratë e vjedhura në xhami, rreth 500 euro.

“Paratë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar u dërgua në mbajtje për 48 orë. Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, përfundon njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera