Lajme

Arrestohet 32 Vjeçarja Shqiptare, Akuzohet Si Koka E Një Organizate Kriminale/Foto

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 01 July 2017

Policia e Selanikut ka vënë në pranga një shtetase shqiptare, që akuzohet si koka e një organizate kriminale e shpërndarjes së drogës. Aksioni ka ardhur pas një hetimi të detajuar të policisë, ndërsa në momentin e arrestimit, 32 vjeçares i është gjetur vetëm një sasi e vogël kanabisi.
Por ndryshe ka ndodhur në shtëpinë e saj, ku pas kontrollit, janë gjetur rreth 42 kg kanabis dhe rreth 15.500 euro para të thata cash. Ambienti në fjalë përdorej nga e reja si “hambar” për të ruajtur drogën.
Në total, policia sekuestroi 42 kg kanabis, 15.525 euro, rreth 10 gramë kokainë, dy peshore precizioni elektronike, si dhe dy telefona celularë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera