Lajme

Arrestohen tre të dyshuar për tri vepra penale në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 05 October 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Pejë për veprat penale ‘kanosje’, ‘sulm’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’.

Policia dje rreth orёs 13:00, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Qamёria” nё Pejё ka ndodhur njё incident.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga vendngjarja ёshtё bёrё shikimi i video kamerave, aty shihet i dyshuari i parё, i cili e kanos viktimën me njё thikё, dhe pastaj e sulmon tё dyshuarin e dytё, tё cilin e grushton, pastaj pason njё rrahje nё tё cilёn pёrfshihet edhe i dyshuari i tretё”, thuhet në komunikatën e PK’së.

-Advertisement-

Policia nё vendngjarje ka arrestuar dy të dyshuar, derisa i treti fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes mirëpo pas punës intensive të policisë, edhe ai është kapur.

“Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera