Lajme

Arrestohen tre persona për vjedhje në Prishtinë, dy prej tyre janë të mitur

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 02 September 2024

Tre persona janë arrestuar në Prishtine pasi që të njëjtit në raste të ndara kanë qenë të përfshirë në vjedhje.

Rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e thikës i është grabitur portofoli.

Policia njofton se lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje. Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar se me datën 25 gusht në lagjen Dardania në Prishtinë, nga hetuesit policor janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar.

-Advertisement-

Ndaj tyre kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit  po mbahen në qendrën e  mbajtjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera