Lajme

Arrestohen tre persona për shmangie të taksave prej 600 mijë eurosh

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 19 March 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimit të inspektimeve ka gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që tregtojnë me derivate të naftës, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë e kësaj janë arrestuar tre persona të cilët janë përgjegjës të tri subjekteve të përfshira.

“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikura ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Gjithashtu Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe prokurorit.

“Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijoj në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve”, ka njoftuar Dogana./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera