Lajme

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 03 December 2022

Policia e Gjilanit gjatë patrullimit këtë të shtunë ka ndaluar V.Q, i cili kishte filluar tejkalimin në vijë të plotë dhe pas ndaljes së veturës dhe kontrollimit të dokumentacionit tek i njëjti është gjetur një armë-revole e llojit ZORAKI-M-906-T si dhe pesë fishek të kalibrit 7.65 mm të cilën i dyshuari e kishte pasur në brezë.

Siç bën të ditur policia arma dhe fishekët janë konfiskuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” teksa rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera