Lajme

Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe kanosje në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 01 January 2023

Sot, rreth orës 13:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Komogllavë të Ferizajt ishte një rast i lëndimit trupor dhe kanosjes.

Në lidhje me këtë, policët e rendit e më pas edhe policët hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy personat: I.H (M/K) i moshës 53 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore personit B.H ( M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili për ndihmē mjekësore dërgohet në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas ky i fundit kanos I.H.

Policia dy të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe kanosje “.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera