Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Ferizaj dhe Shtime

Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 13 February 2023
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në tri raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje.
Njëri nga ta është arrestuar në fshatin Gllavicë të Shtimes, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje, i shkakton lëndime trupore djalit të tij.
Personi tjetër i arrestuar është në rrugën “Agim Prodani” në Ferizaj, i cili dyshohet se ka sulmuar nënën e tij 51-vjeçare.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Sevce në Shtëprcë, ku një grua 39-vjeçare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje i shkakton lëndime bashkëshortit të saj dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
“Me datën 12.02.2023, në tri raste të ndara janë arrestuar 2 persona për dhunë në familje”.
“Rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Gllavicë të Shtimes është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin H.B (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore djalit të tij 15 vjeçar”.
“Rreth orës 21:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘’Agim Prodani’’ në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin D.B (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar nënën e tij V.S (F/K) e moshës 51 vjeçare”.
“Rreth orës 22:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion së në fshatin Sevce të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se personi I.S (F/K) e moshës 39 vjeçare, shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N (M/K) i moshë 43 vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.
“Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor mbetet e dyshuara I.S nga Shtërpca”.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...