Lajme

Arrestohen dy persona nga Memaliaj, ishin në kërkim për mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 08 July 2017

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim me urdhër të gjykatës.

Mësohet se në pranga janë vënë Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç, dhe Arbër  Zhupa, 33 vjeç, të dy banues në Memaliaj.

Arrestimi i tyre është bërë pasi Prokuroria  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhrat e ekzekutimit të datës 04.07.2017 për ekzekutimin e vendimeve penale nr. 179 dhe 180 të datës 02.07.2017,  të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ku është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “ Mashtrim”.

-Advertisement-

Masa e sigurimit ata është caktuar pasi dyshohen se në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, E.K, banues në Gjirokastër.

E.K, në datë 19.05.2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin pang, ndërsa babai i tij H.K, në datë 15.02.2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera