Lajme

Arrestohen dy persona në Skenderaj, u sekuestrohet një sasi e madhe e armëve

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 22 February 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer dy bastisje në Skenderaj ku ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje, shkruan gazeta inFokus.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës janë sekuestruar dy armë, një pushkë automatike dhe një pistoletë.

Sipas Policisë së Kosovës personat e arrestuar janë një 39 dhe një 27 vjeqar të cilët pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës:

Policia në Skenderaj realizon dy bastisje

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, Policia në Skenderaj, në orët e mëngjesit të sotëm, ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës  të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë  një pushkë automatike dhe një pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: Sh. G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera