Lajme

Arrestohen dy persona në Rahovec, vodhën pjesë të eskavatorit për t’i shitur për hekur

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 07 October 2021

Policia ka arrestuar sot dy persona me dyshimin se më 3 tetor, kishin vjedhur pjesë të eskavatorit për t’i shitur më pas për hekur.

Sipas njoftimit të Policisë në Gjakovë, të dyshuarit e lindur më 1983 dhe 1993, vjedhjen e kanë kryer në oborrin e shtëpisë në Krushë të Madhe. Me vendim të prokurorit, të arrestuarve u është caktuara masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Të dyshuarit, pajisjet metalike të vjedhura i kanë shitur në një hekurishte në Gjakovë. Krahas pajisjeve të konfiskuara është konfiskuar dhe vetura si mjet me të cilin është kryer vjedhja, të njëjtit janë shoqëruar për intervistë në stacion policor dhe pas intervistimit të njëjtit kanë pranuar edhe rastin e vjedhjes së një baterie (akumulatori) nga një kamion në një rast tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera