Arrestimi i Mujecit, gazetarja: Policia po e kërkon vendin ku prodhohej droga

Autori: Gazeta inFokus
18:12 | 15 August 2023
Gazetarja e Klan News, Liridona Daci, e cila e ka përcjellur operacionin e Policisë së Shqipërisë, ka dhënë detaje nga aksioni ku u arrestuan 5 persona nën dyshimin për trafikim me drogë.
Daci tha se procedimi penal ka nisur që nga janari i këtij viti, pasi sipas saj, në qatë kohë janë arrestuar tre persona të tjerë nga Tirana që merreshin me shpërndarjen e drogave të lehta, kryesisht ekstazi.
“Policia shqiptare nuk e ndaloi hapin vetëm në atë moment, por e shpalli një person në kërkim për të cilin kishte dyshime se ishte personi që bënte organizimin e të gjithë grupit”.
“Në bazë të përgjimeve sepse policia shqiptare ka vepruar me përgjime, me vëzhgime në terren e agjentë të infiltruar ka arritur të zbulojë se lënda narkotike e llojit ekstazi, sillej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe për këtë arsye hetimet nuk do të përqëndrohen vetëm në Tiranë, por do të shtrihen edhe në Kosovë”, tha Daci në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, ajo tha se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës për të gjetur vendin se ku prodhohet lënda narkotike, si sillet në territorin e Kosovës e më pas si transportohet për në Shqipëri.
“Padyshim që në disa raste kur ka ardhur lënda nga Kosova në Shqipëri, është lejuar vetë që të kalonte në pikëkalimin kufitar, për të parë se kush janë personat që do t’i tërhiqnin pakot me lëndë narkotike, si dhe ku do të shpërndahej”.
“Kryesisht, sipas policisë shqiptare, lënda narkotike në momentet e para ka kaluar kryesisht gjatë fundjavave, pasi fluksi i qytetarëve të Kosovës për të shkuar në bregdet është më i madh dhe mundësia për t’i kontrolluar është relativisht e vogël”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë Policia e Shqipërisë, pas këtij aksioni e ka arrestuar edhe asamblistin e VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, të cilin më pas e përjashtoi nga partia.

Të tjera
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...