Lajme

Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 23 October 2024

Dy ditë më parë është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lidhur me arrestimin e tij, sot për herë të parë ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka thënë se nuk dëshiron që të bëjë komente të politikës së brendshme.

-Advertisement-

‘’Unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj. Që prej se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente që i takojnë drejtësisë’’, është shprehur Rama.

Më tutje Rama ka thënë se kur ndodh që çështjet të përmbyllen mbase në një rast ia vlen të bëhet ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë siq është shpifja.

Sot Meta është paraqitur në Gjykatë mirëpo gjykimi është shtyer për një datë tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera