Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër, kolegia e tyre jep deklaratën e fortë: Mirë ua bënë, këtu ka shtet! Vijnë e dredhin by**ët dhe…
Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 19 April 2024
Detaje të reja zbardhen rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa këngëtarëve shqiptarë në lokale nate.
Mësohet se nga kontrollet e ushtruara në 13 lokale nate në Zyrih, në pranga kanë rënë 47 persona, ndërsa janë sekuestruar pistoleta, municione, një shkop bejsbolli, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
Gjatë një inspektimi të madh në një festë shqiptare të shtunën e kaluar, policia kantonale arrestoi shtatë persona, përfshirë disa yje të muzikës, mes tyre Sinan Vasaliu, Soni Malaj, reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu. Policia kantonale e Cyrihut prishi një festë shqiptare në Buchs ZH të shtunën e kaluar. Këngëtarët shqiptarë kishin planifikuar të performonin atë mbrëmje në klubin Boleros në Dällikerstrasse, por disa prej tyre nuk kishin leje pune.
Lidhur me këto arrestime të këngëtarëve, një këngëtare shqiptare në Gjenevë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ishte pro arrestimit të këngëtarëve shqiptarë.
“Si po e mendojnë ata, që për një natë me këndu e me i dredh by**ët, t’i mbledhin nga 2000 franga n’xhp dhe të ikin. Kurse ne këtu që nuk fitojmë as para për një muaj, meqë paguajmë taksat shteti ku jetojmë dhe veprojmë. Këtu ka shtet, nuk është si në Ballkan, ku nuk funksion shteti juridik, ku nuk respektohet puna, djersa artisteve”, tha ajo.
Sipas zëdhënësit Roger Bonetti, gjithsej pesë burra dhe dy gra nga Shqipëria dhe Kosova u arrestuan.
Operacioni në Buchs u zhvillua si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë gjatë dy fundjavave të fundit në disa rrethe të kantonit të Cyrihut. Sipas një deklarate të së martës, policia kontrolloi gjithsej 13 klube, menaxherët, punonjësit dhe mysafirët e tyre. Në Buchs u gjetën edhe armë. Siç shpjegon zëdhënësi i policisë Bonetti, të arrestuarit atje akuzohen, ndër të tjera, për shkelje të ligjit për të huajt dhe armëmbajtje pa leje.
“Të gjithë të arrestuarit u raportuan dhe shumica morën një njoftim penal nga prokurori publik,” thotë Bonetti, ndërsa mësohet se tashmë ata janë liruar.

T� tjera
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...
-
Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles
Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Ang...
-
Kosova shpreh përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë ...
-
Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezull...
-
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një ...
-
S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuve...
-
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë n...
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...































