Lajme

Armend Zemaj: Covid-19 është luftë e të gjithëve dhe jo vetëm e ministrisë të Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 07 July 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për medie ka thënë se situatë shëndetësore në vend janë duke e menaxhuar dhe e kanë në koordinim të plotë me të gjithë akterët shtetëror që janë të përfshira në këtë situatë.

Zemaj ka thënë se me vendimin e ri të qeverisë për masat e reja në luftën kundër Covid-19, e i cili ka hyrë në fuqi ditën e djeshme kanë kërkuar riaktivizim të plotë të të gjitha hallkave shtetërore, çka ka thënë se kanë marrë përgjigje të menjëhershme.

Zemaj ka thënë se nevoja e shtuar për teste i ka nxjerr në një planë të ri, të menaxhimit të kësaj situate duke kërkuar edhe shtimin e kapaciteteve në klinikën infektive.

-Advertisement-

”Nevoja për testime na ka nxjerr në një planë të ri, të menaxhojmë situatën deri në fund, arsyet janë shtimi i kapaciteteve, kemi deleguar katër mikrobiolog të ri, tetë laborant si staf përforcues”, tha Zemaj.

Ai ka thënë se tani kërkohet nga të gjithë që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve e të mos bëjnë politik në këtë kohë kur kërkohet angazhimi i të gjithëve.

“Pak është në interesimin tonë çka thonë të tjerët. Ne marrim informacione të plota dhe i koordinojmë. Të tjetër mund të bëjnë politik i vlerësoj dhe i kuptoj por ajo çka kërkohet nga ne është të mos luhet me ndjenjat e qytetarëve sepse çdo kush mund të bëhen pre e infeksionit dhe kjo nuk e përjashton askënd. “, tha Zemaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera