Lajme

Armend Zemaj, 17-shi i LDK-së – Përvoja dhe angazhimi që bën diferencën për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 06 June 2026

Pse Armend Zemaj duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës?

Armend Zemaj është një figurë e njohur në skenën publike dhe politike të Kosovës, me një përvojë të gjatë dhe të larmishme në qeverisje dhe drejtim institucional.

I lindur më 13 shtator 1976 në Deçan dhe aktualisht duke jetuar në Prishtinë me familjen e tij, Zemaj ka kombinuar njohuritë akademike dhe përvojën praktike për tu shërbyer qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

-Advertisement-

Me Master në Shkencat Juridike, drejtimi Juridik-ndërkombëtar nga Universiteti i Prishtinës, ai ka përfunduar trajnime të avancuara në fushën e drejtësisë, financave dhe politikës publike, përfshirë programe të financuara nga USAID, Këshilli i Evropës, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe KFOS.

Nga viti 2004, Armend Zemaj është angazhuar intensivisht në jetën publike dhe politike:

Udhëheqës i Divizionit për Huat Publike dhe Menaxher për Planifikim dhe Analiza në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa (2004-2007).

Deputet i Kuvendit të Kosovës për 8 mandate të njëpasnjëshme (2007-2026).

Anëtar dhe kryetar i komisioneve kyçe: Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Legjislacion dhe Gjyqësi, Buxhet dhe Financa, Integrime Evropiane, si dhe mbikëqyrje e financave publike.

Zëvendës-shef i Grupit Parlamentar të LDK-së dhe drejtues i nën-komisioneve për imunitete dhe mandate.

Si Ministër i Shëndetësisë që nga 5 qershori 2020, Armend Zemaj ka menaxhuar sektorin shëndetësor në një nga periudhat më sfiduese të historisë moderne: pandemia globale COVID-19. Nën drejtimin e tij:

U implementuan masa emergjente për mbrojtjen e qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.

U koordinua puna e spitaleve, qendrave shëndetësore dhe personelit mjekësor në një situatë të jashtëzakonshme.

U avancuan protokollet dhe proceset operative për testime, trajtim dhe vaksinim, duke garantuar menaxhim efikas dhe të qëndrueshëm të krizës shëndetësore.

Ai tregoi lider të vendosur, aftësi organizative dhe vizion strategjik, duke sjellë rezultate konkrete dhe duke forcuar besimin e qytetarëve te institucioni.

Armend Zemaj – Përvoja, vizioni dhe përkushtimi që sjellin rezultate konkrete për shëndetësinë dhe jo vetëm për qytetarët e Kosovës, edhe në kohët më sfiduese.

Artikull promovues

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy