Armend Thaçi e Albulena Gërvalla sportistët më të mirë të vitit në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 23 February 2021
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ka organizuar Ceremoninë e Laureatëve 2020 ku u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit të kaluar.
Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha si dhe mysafirë nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht drejtoria për sport atje e po ashtu i ftuar si mysafir ishte edhe ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gjergj Muzaka.
Sportisti më i mirë i vitit 2020 u shpall Armend Thaçi, kurse sportistja më e mirë e vitit në Komunën e Prishtinës u shpall Albulena Gërvalla
Me këtë rast, i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë të pranishmit dhe theksoi se gjatë vitit 2020 komuna të cilën ai e drejton iu ka qëndruar afër klubeve sportive me subvencione dhe me ndihma të tjera te veçanta me qëllim që të përballohet sa më lehtë ballafaqimi me pandeminë Covid-19.
“Kemi punuar si komunë e Prishtinës që sportin mos ta ndalim….Mund të them që në vitin 2020 në fakt kemi dhënë më shumë mbështetje financiarisht se sa në vitit 2019. Përveç që i kemi dyfishuar subvencionet, jemi munduar që klubeve t’iu dalim edhe një ndihmë ekstra për shkak të pandemisë me idenë që nuk janë as të hyrat të njëjta për secilin klub. Ne e dimë sa vështirë është të jesh sportist në Kosovë e lëre më të jesh sportist në kushte pandemie ku nuk ka fare të hyra. Pra sot dua t’i përgëzojë të gjithë ata sportist që edhe sot mbesin sportist profesionist që nuk kanë hequr dorë prej ambicieve të tyre, që nuk kanë hequr dorë prej të marrurit profesionalisht me sportin përkundër vështirësive.”, tha Ahmeti.
Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se së shpejti do të dal konkursi për ndërtimin e sallës koncertale e cila sipas tij pritet të jetë salla më e madhe në Republikën e Kosovës.
“E kemi një lajm të mirë për vitin 2021 që sot ka përfunduar konkursi i sallës koncertale. Ka ide të mahnitshme, besoj se gjatë javës së ardhshme del konkursi për sallën e re sportive po e quaj për sportin vendor. Do të jetë salla më e madhe ne Republikën e Kosovës. Do të jetë tek stacioni i autobusëve, do të jete sallë e cila do të përdoret për lojërat e kombëtareve tona në sportin vendor po i quajmë, volejboll, handboll, basketboll, por edhe do të përdoret për kampionatet në sportet luftarake.”, deklaroi Ahmeti.
Këto ishin të gjitha çmimet e ndara në ceremoninë “Laureatët 2020” nga Komuna e Prishtinës:
Çmimi për “Përfaqësim të Prishtinës” i takoi trajnerit Gazmend Haliti
Çmimi Special për Vepër Jetësore shkoi për:
Ali Pllana
Bajram Neziri
Ejup Mehmeti
Muhamet Rama
Rsim Thaçi
Ruzhdi Mustafa
Sadik Krasniqi
Shefqet Thaçi
Me mirnjohje post-mortum u nderuan:
Shefqet Sinani
Shaban Demiri
Shaqir Shaqiri
Rexhep Shehu
Emin Dushullovci
Veton Kajtazi
Muharrem Bulliqi
Çmimi për Veteranët:
Fadil Krasniqi -shigjetar
Valbona Morina -karateiste
Bedri Sadiku – shahist
Çmimi “Punëtori Sportiv”
Fatos Dili – nga Klubi i Futsallit Mabetex Prishtina
Çmimi “Gjyqtari më i mirë” i vitit 2020 i takoi Latif Demollit
Çmimi “Trajneri i Vitit 2020” iu nda trajnerit Armend Dallku, ish trajner i FC Prishtina
Çmimi “Klubi më i mirë” në konkurrencën e meshkujve e fitoi FC Prishtina.
Nga konkurrenca e femra këtë çmim e mori klubi i basketbollit M-Technologie.
Ndërsa top-10 sportistët më të mirë të vitit 2020 u shpallën:
10 Albion Ymeri
9 Oltion Beshiri
8 Auron Syla
7 Era Shatri
6 Shpëtim Bajoku
5 Jeton Rukovci
4 Amela Llugaliu
3 Donjeta Sadiku
2 Armend Thaçi (sportisti më i mirë i vitit 2020) dhe
1 Albulena Gërvalla ( sportistja më e mirë e vitit 2020).
Të tjera
-
Vlora Dumoshi viziton tregun me shumicë në Prishtinë: LDK fokusohet në zhvillimin e bizneseve dhe infrastrukturës
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi ka vi...
-
Ferat Shala: Të rinjtë janë forca dhe frymëzimi për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Kolgeci: Rinia është e ardhmja, dhe e ardhmja duhet të jetë e drejtuar me vizion, mundësi dhe guxim
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 91, Selman K...
-
Skandaloze: Një kamion me kamera të sigurisë të cilat shteti i bleu në Beograd, shkarkohet në oborrin e ministrisë së drejtësisë
Mund të duket e pabesueshme, por është e konfirmuar me zë dhe figurë. Ky k...
-
Lushtaku nga takimi me hoxhallarët: Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Krasniqi takon ambasadorin Rohde, flasin mbi zhvillimet politike dhe fushatën zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në n...
-
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mirëpritu...
-
Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdẹkur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngj...
-
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinjët si paramalitarët serb në Skënderaj
35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga...
-
“Po gënjen se është i afërt me SHBA’në”- Kurti merr një goditje të rëndë nga Administrata Trump
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione s...
-
Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova
Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve t...
-
Rafuna: LDK është frymë e presidentit Rugova, bashkohuni për një Kosovë të re aty ku qytetari është në qendër të çdo vendimi
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 45,...