Lajme

Armend Mehaj: Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim

Autori: Ermirë Berisha 23:32 | 02 December 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, duke treguar krenarinë për lojtarët shqiptarë, shkruan Gazeta inFokus.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, shprehi krenarinë e tij duke thënë le të festojmë të gjithë sepse fitoret ndaj Serbisë nuk do ti ndalim.

“Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës! Fitorja e Zvicrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë së bashku. Sonte punën e kryen “ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjithë kombi krenar me karakterin tuaj luftarak.  Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera