Sport

Armando Broja nis stërvitjen me Çelsin, pritet të jetë gati për Arsenalin

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 20 October 2023

Sulmuesi i Çelsit, Armando Broja, po stërvitet me ekipin e parë të Çelsit, përpara derbit në Premier Ligë kundër Arsenalit në fundjavë.

22-vjeçari, i cili u tërhoq nga grumbullimi me kombëtaren pas një dëmtimi sipas trajnerit Silvinjo, është parë të stërvitet normalisht me grupin e Mauricio Poçetinos këtë javë, por nuk ka ende 100% garanci nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen delikate me rivalët e Mikel Artetës të shtunën.

Pasi startoi vetëm dy ndeshje me Çelsin pas dëmtimit të rëndë që e mbajti larg fushës për 10 muaj, Broja u përzgjodh nga kombëtarja shqiptare për kualifikuesen kundër Çekisë dhe miqësoren me Bullgarinë.

-Advertisement-

Por Silvinjo tha në konferencën përpara Çekisë se sulmuesi nuk ishte në gjendje të luante dhe duhej të kthehej në “Stamford Bridge” për të vijuar rikuperimin.

Mesa duket ai nuk ka asgjë serioze dhe nuk pritet të ketë probleme për të qenë në skuadrën e kësaj fundjave të bluve të Londrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera