Lajme

Arkivoli i Mbretëreshës përcillet në kështjellën Windsor, do të varroset pranë burrit të saj

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 19 September 2022

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po dërgohet në kështjellën Windsor, në vendin ku do të prehet pranë burrit të saj, Princi Filip.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II nisi në Westminster Abbey, ndërtesa në të cilën ajo u martua dhe u kurorëzua  mbretëreshë.

Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e shtetit perandorak, u tërhoq në kishë me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore

-Advertisement-

Qindra personalitete ndodhen në ceremoninë e funeralit, duke përfshirë ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, presidentin e SHBA Biden dhe presidentin francez Macron.

Edhe pse ceremonia e varrimit do të zgjasë gjatë ditës, për meshën e përshpirtjes është planifikuar vetëm 1 orë. (09:00). John Sentamu, ish-kryeipeshkvi i Yorkut, që ka marrë pjesë prejt vitesh në përgatitjet për varrimet shtetërore në Britaninë e Madhe, është shprehur për BBC, se “Mbretëresha nuk i ka dashur meshat shumë gjata e të mërzitshme.”

Ceremonia e varrimit pritet të jetë një nga evenimentet më të mëdha televizive.

Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë vetë e ndjekin ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihet në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike.

Kjo ditë është shpallur ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndjekin ceremoninë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera