Arifi: Qeveria Kurti koordinon aktivitetet me bandat serbe e me liderët e Preshevës ndërpren kontaktet
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 11 July 2023
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë për qeverinë aktuale të Kosovës që po i koordinon aktivitetet me bandat në veri të Kosovës përmes Listës Serbe teksa i ka ndërprerë kontaktet e drejtpërdrejta me liderët e Luginës së Preshevës.
“Nga përgjimet e fundit faktizohet se Qeveria Kurti koordinon dhe sinkronizon aktivitetet me bandat në Veri të Kosovës përmes Listës Serbe edhe me personin e shpallur Non-Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Arifi në Facebook.
“Ndërkaq, me liderët e Luginës së Preshevës, kjo qeveri ka ndërprerë kontaktin e drejtpërdrejtë duke mirëpritur konspiracione dhe ngritur komplote antidemokratike nga këshilltari i izoluar i Kuvendit Komunal në Preshevë, kështu për të shkelur mbi vullnetin politik të shqiptarëve të Komunës së Preshevës, ku edhe rrezikohet destabilizimi i Luginës së Preshevës”.
Arifi e përmbylli shkrimim e tij që për Altarin e Lirisë nuk negociohet kurrë.
“Të gjithë, e aq më shumë partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar boshtin e politikës strategjike të kësaj Qeverie! Nuk e kuptoj dot, si arritëm nga ‘Jo-Negociata, Vetëvendosje’ në parimin e ‘Reciprocitetit’ e deri tek negociatat me Listën Serbe për politikat që tangojnë UÇK-në në Kuvendin e Republikës”.
“Për Altarin e Lirisë nuk negociohet sot as kurrë, as me Milanin veç për ‘2-3 Minuta’”.
Të tjera
-
Ferat Shala bashkë me William Walker vizitojnë shtëpinë Muze në Poklek
Kandidati i PDK-së për deputet Ferat Shala bashkë me ambasadorin William Walk...
-
Kurti: Nuk besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës
Kryeministri Albin Kurti derisa e ka quajtur të fortë marrëdhënien e Kosovës ...
-
Trump hakmerret ndaj Smith, shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkarkimin...
-
Dorëheqja e Millosh Vuçeviqit mund të mos i ndalë protestat në Serbi
Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq mund të mos jetë e mjaftueshm...
-
Kamberi për dorëheqjen e Vuçeviqit: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...
-
Dervishaj nuk ndal takimet me bizneset: Janë themeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
A është gjenerata e re forca që mund të ndryshojë Kosovën? Haradinaj beson në patriotët e rinj!
Haradinaj beson fuqishëm në gjeneratën e re të Kosovës, për të ata janë brezi...
-
Haradinaj përkujton Kadarenë në 89-vjetorin e lindjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëkohësisht kandidat për kryem...
-
U jepet lamtumira e fundit tre viktimave të aksidentit tragjik në Skenderaj (PAMJE)
Mijëra qytetarë sot përcollën për në banesën e fundit tre antarët e familjes ...
-
Vushtrria i jep mbështetje të madhe Rrezarta Krasniqit
Vushtrria i ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme kandidates për deputete...
-
Ferat Shala nga takimet: Programi i PDK-së mbështet fuqishëm ekspertizën e njerëzve të ndritur
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shtëpia e Bardhë ndërpret grantet dhe huatë – urdhri i radhës i presidentit
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistencat ...