Arifi: Kurti nuk po e përfshinë Luginën në marrëveshje me Serbinë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/Shqiprim-Arifi.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 17 March 2023
Kryetari i Komunës së Preshevës, Arifi: Kurti nuk po e përfshinë Luginën në marrëveshje me Serbinë, ka akuzuar kreyminsitrin e Kosovës Albin Kurti, për faktin se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë përmendur fare në aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.
Arifi ka konsideruar veprimet e kreut të Qeverisë së Kosovës si një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të LVV-së dhe tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës
“Gjithsecilit që është LVV dhe është duke më dëgjuar, bëni një provë dhe pyeteni vetveten e juaj. 15 vitet e fundit çka ka thënë Kurti, sa për qind e tyre janë realizuar dhe do të dilni në përfundim se 80 për qind nuk janë realizuar. Prandaj është një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të LVV-së kurse tradhti kombëtare për neve në Luginë të Preshevës, sepse ka fol me vite, edhe në pozitë edhe në opozitë. Ka fol me vite e kur e pati pushtetin neve na ka përçarë, na ka keqmenaxhuar mjetet… Në fund, nuk po na përfshin në marrëveshje”, deklaroi Arifi në “FIVE” të RTV Dukagjini.
Ndërsa kritikoi aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për mos barazi, Arifi ka thënë se askush nuk po i përmend shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Për ne shqiptarët e Luginës nuk po flet askush. Nuk po flet as Qeveria Kurti më, sepse në fillim të ‘Kurti II’ është munduar me këtë fjalën reciprocitet me kriju këtë levën në drejtim të Luginës së Preshevës. Tash nuk kemi as reciprocitet në këtë marrëveshje, nuk jemi as të cekur në këtë marrëveshje”, ka deklaruar ai.Krahas kësaj, Arifi ka deklaruar se nuk mund të besojë se shqiptarët e Luginës nuk do të jenë të diskriminuar edhe në të ardhmen.
“Serbët në Kosovë janë të cekur, shqiptarët e Luginës nuk janë… Këtu ka një mos barazi. E dyta është se aty nuk është garancia se ne nuk do të diskriminohemi në të ardhmen. Aneksi, në qoftë se aty ceket se nuk do të diskriminohemi, shpresojmë, por nuk mund ta besoj”, ka deklaruar ai.Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të komunave të Luginës së Preshevës, përmes një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/ARTIKULLI-ufc-scaled.jpg)
Të tjera
-
Presidentja Osmani nga Zvicra: Kosova është e fortë kur ecën përpara bashkë me aleatë
Presidentja Vjosa Osmani është paraqitur live nga Zvicra ku ka folur për Sami...
-
Egzon Ibrahimi lanson ilahinë “Në kujtim të veprës së Ibrahim Devollit”
Ilahisti kosovar me famë të madhe ndërkombëtare, Egzon Ibrahimi, ka lansuar s...
-
Osmani në Zvicër takon presidentin malazez, bisedojnë për rëndësinë e mbrojtjes së paqes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet në Zvicër në kuadër të Samitit të...
-
Tërnava uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka dhën...
-
Rama has në Xhavit Halitin derisa promovon një biznes, me shaka e quan “kriminel lufte që s’është kapur akoma”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njihet për humorin dhe sjelljet e tij në...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Muhamet Beqirit
Sot do të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, nënoficeri i...
-
“Ne jemi një”, Duka: Grupi forca jonë, Shqipëria gati për Europianin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta d...
-
Plani i paqes i Putinit ‘jo serioz’, thotë Scholz përpara samitit të Ukrainës në Zvicër
Udhëheqësit e G7-ës nuk diskutuan propozimet e Vladimir Putin për paqen në Uk...
-
“Agim, ti më mungon në këto momente”, në ditën e çlirimit të Gjilanit Shukrie Ramadani kujton bashkëshortin e saj
Janë bërë 25 vite kur vendi ynë i dha fund ëndrrës për liri. E gjatë luftës n...
-
Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, bisedohet për avancimin e Kosovës në këtë organizatë
Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonom...
-
“Në një pusetë kanalizimi e një shtëpi të pabanuar” – Këto ishin lokacionet ku u gjet armatimi në veri
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin që u gjet dje në veri, ...
-
Afro 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës për 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 915 gjoba trafik...