Sport

Argjentinë, tifozi i vogël merr një dhuratë të veçantë nga arbitri

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 12 April 2019

Boca Juniors ka fituar 4-0 ndeshjen kundër ekipit bolivian të Wilsterman në Kupën Libertadores, por protagonisti i takimi nuk ka qenë një lojtar.

Gjyqtari i sfidës, peruani Diego Haro, ka tërhequr vëmendjen e shtypit sportiv ndërkombëtare jo për punën e tij në fushën e lojës, por për gjestin e bërë në përfundim të takimit.

Nën një shi që ka rënë pa pushim, tifozeria gjithmonë e nxehtë e Boca Juniors nuk është dorëzuar për asnjë moment, veçanërisht një tifoz i vogël, i cili ka qenë në radhë të parë afër fushës. Ai quhet Matias dhe në fund të ndeshjes është vlerësuar.

-Advertisement-

Arbitri, në fakt, siç ka bërë të ditur “Ole”, i ka dhuruar tifozit të ri argjentinas kartonët e përdorur gjatë ndeshjes. Matias luan tek ekipi i moshave të Boca-s dhe, përveçse ka parë skuadrën e tij të triumfojë, ka mundur të festojë duke marrë në shtëpi dhuratën e veçantë të arbitrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera