Sport

Argjentina turpërohet nga Nigeria. Përmbysje nga 2-0 në 2-4

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 15 November 2017

Edhe pse vetëm një miqësore, në të cilën mungonte për më tepër lojtari kryesor Lionel Messi, Argjentina ka pësuar një humbje tronditëse nga Nigeria në Krasnodar të Rusisë.

Përfaqësuesja “albiceleste” ishte në avntazh të dy golave pas vetëm 36 minutash, me autorë golash Banegën dhe Agueron, por argjentinasit u përmbysën në vijim nga formacioni afrikan, që shënoi plot 4 herë ndaj tyre.

Golat për nigerianët u shënuan nga Iheanacho, një dygolësh nga Iwobi, si dhe Idowu. Për Argjentinën vlen të theksohet se për rreth një orë fantazisti i Juventusit, Dybala, ndërkohë që Perotti dhe Papu Gomez, që të dy lojtarë që aktivizohen në Serie A, u futën si zëvendësues në pjesën e dytë.

-Advertisement-

Ky rezultat vë edhe njëherë në dukje problemet e formacionit të drejtuar nga Sampaoli, që siguroi biletën për në Botërorin e Rusisë vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit, ku shënoi tri herë Lionel Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera