Sport

Ardian Nuhiu pas ndeshjes: E merituam fitoren

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 01 May 2021

Drita arriti fitore të rëndësishme pasi mposhti Feronikelin me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘bardhekaltërve’, Ardian Nuhiu, duke thënë se kjo ishte një fitore e merituar për skaudrën e tij.

“Urime për djemtë, bën një lojë shumë të mirë. Me plotë merit arritëm këtë fitore. Ishim në një moment të keq pas dy rezultateve negative. Sot erdhi reagimi i lojtarëve në mënyren më të mirë. Duhet të ulim kokën, të punojmë dhe të presim kundërshtarët”, ka thënë Nuhiu për Art Sport.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Drita ‘rrëmbën’ kreun e tabelës me 68 pikë, duke u ndjekur nga Ballkani me vetëm një pikë me pak dhe Prishtina në vendin e tretë me 66 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera