Sport

Ardian Nuhiu flet pas fitores ndaj Trepçës ’89, ka një paralajmërim të rëndësishëm për lojtarët e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 18 April 2021

Skuadra e Dritës ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Trepça ‘89 me rezultat minimal 0-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 29-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, golin e vetëm për gjilanasit e realizoi sulmuesi, Festim Alidema, në minutën e 54’ nga penalltia.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se me plotë meritë e kanë fituar përballjen ndaj ‘minatorëve’.

-Advertisement-

Tutje ai ka paralajmëruar lojtarët e tij se duhet të përqendrohen në ndeshjen e radhës, pasi deri në fund ka edhe shumë lojë.

“Në pjesën e dytë reaguam mirë. Duhet theksuar se në pjesën e parë na shpëtoi portieri Faton Maloku, disa herë. Mendoj që me plot meritë e fituam këtë ndeshje. Është fitore e madhe por duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës, sepse ka shumë lojë deri në fund” deklaroi Nuhiu për Art Motion.

Pas kësaj fitoreje, Drita vazhdon kryesimin në elitën e futbollit kosovar me 64 pikë, tri më shumë se Ballkani që renditet i dyti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera