Lajme

Ardian Gjini thumbon Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 22 May 2017

Nënkryetari i AAK-së ka pyetur kryeministrin e shkarkuar Isa Mustafa se pse u tërhoq nga gara e shefit të ekzekutivit, në rast se kishte treguar rezultate derisa drejtonte Qeverinë.

“Iso, pasi i ke kry gjithë këto punë për Kosovën, pse nuk u kandidove vetë për kryeministër o burrë po e qite Dullen!?”, shkruan Gjini në Facebook.

Gjini ka marrë shkas nga deklarimet e Mustafës gjatë fushatës parazgjedhore në disa komuna të ndryshme, ku kryeministri i shkarkuar me mocion në Kuvend, ka lavdëruar punën e tij dhe të ministrave të LDK-së.

-Advertisement-

Adrian Gjini nuk do të jetë kandidat i AAK-së në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, pak ditë pasi u shkarkua Qeveria e tij, me mocion të opozitës të përkrahur edhe nga PDK-ja, ka hequr dorë nga kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, duke e kandiduar Avdullah Hotin për këtë post.

Hoti ishte ministër i Financave në Qeverinë “Mustafa”.

LDK-ja garon me AKR-në në koalicion më 11 qershor, ndërsa AAK-ja me PDK-në dhe Nismën, me një marrëveshje të arritur në orët e fundit të afatit të KQZ-së për paraqitje të koalicioneve. /GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera