Sport

Arbnor Morina ka disa fjalë për futbollistët e tij dhe kundërshtarin e radhës

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 29 September 2020

Arbëria ka luajtur baras 0-0 me Feronikelin në takimin e zhvilluar në kuadër të javës së katërt në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i skuadrës nga Lipjani, Arbnor Morina, është shprehur shumë i kënaqur më atë se çfarë po tregojnë futbollistët e tij në fushë.

“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë nga dita e parë dhe nga ndeshja në ndeshje. Për shumicën e këtyre djemve është një eksperiencë e re dhe të gjitha përgëzimet, apo urime shkojnë për ta. Ne kemi ndërtuar një skuadër kompetitive dhe këta djem e kanë treguar deri më tani me seriozitet në angazhim dhe punë”, deklaroi Morina fillimisht për “Art Sport.

-Advertisement-

Tutje tekniku prishtinas foli edhe për kundërshtarin e radhës, Gjilanin.

“Një ndeshje e radhës ndaj një super super ekipi të përforcuar. Gjilani është një skuadër shumë e fortë, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë”, përfundoi Arbnor Morina.

Arbëria pas katër xhirove të zhvilluara renditet e para më tetë pikë të grumbulluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera