Sport

Arbër Zeneli tregon se çka po i mungon (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 19 November 2019

Arbër Zeneli e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke luajtur në fanellën e Reimsit.

Në përshkrim, futbollisti kosovar thotë se i mungojnë momentet kur luante dhe shkëlqente.

Arbër Zeneli po i mungon shumë Kombëtares së Kosovës, por edhe ekipit të tij, Reims. Së fundmi, ylli kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet duke luajtur në fanellën e ekipit francez.

-Advertisement-

“Më mungon kjo”, ka shkruar Zeneli, të cilit po i mungon fusha e blertë, futbolli, asistimet dhe golat.

Pa dyshim, lëndimi i tij i rëndë i pësuar në ndeshje me Malin e Zi i ka kushtuar Kosovës pasi ai ishte lojtari më i mirë i “Dardanëve” në atë kohë.

Kosova shpreson ta ketë në dispozicion atë në muajin mars të vitit 2020 në ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” për kualifikime në ‘Euro 2020’, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera