Arben Vitia shkel premtimin se s’do të bëjë fushatë gjatë kohës sa është ministër
Autori: L.A 15:18 | 16 September 2021
Në Kosovë, sot është hapur zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Dikush ka zgjedhur të bëj fushatë, e dikush e ka lënë për pesë ditët e fundit, shkruan Gazeta Infokus.
Por ndryshe nga të gjithë është duke vepruar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia. Ai vazhdon të jetë ministër i Shëndetësisë, detyrë të cilën ka thënë se do ta kryej me përkushtim deri në ditën kur të shkarkohet nga kryeministri, Albin Kurti.
Pavarësisht se çfarë bëjnë kundërkandidatët e tij, Vitia është zotuar se nuk do të flas për fushatë zgjedhore për aq kohë sa do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
“Unë s’kam folur dhe as s’kam postuar as edhe një herë për garën time për kryetar të kryeqytetit. Në asnjë sekondë unë s’kam bërë asnjëherë fushatë, siç jeni edhe ju dëshmitarë. I gjithë koncentrimi im është vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë…Kjo është hera e parë që po e zgjasë kaq shumë, por do të jetë edhe hera e fundit që flas për garën zgjedhore, natyrisht derisa kryeministri do të vendos të më zëvendësoj”, ka deklaruar publikisht Vitia në fund të muajit të kaluar, në një konferencë për media.
Por këtë premtim Vitia e theu të mërkurën, një ditë përpara se të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore.
Pavarësisht insistimit se nuk dëshironte të fliste për fushatë, Vitia krejt në fund të intervistës dhënë një mediumi vendës, jep një zotim si kandidat për kryetar të Prishtinës.
Vitia premton se do të siguroj barazi gjinore 50 me 50.
“Çdo punë e imja do të jetë në sigurimin e barazisë gjinore 50 me 50 në çdo vend të punës. 50 me 50 për qind që të respektohet barazia gjinore që të jepet shans e barabartë, natyrisht në bazë të profesionalitetit, në bazë të kredibilitetit edhe në bazë të përkushtimit që do ta sigurojnë në punë”, ka thënë Vitia.
Ai ka thënë se do ta mbaj këtë premtim ashtu siç i ka mbajtur edhe premtimet e mëhershme, duke harruar se sapo e kishte shkel një premtim- atë të heshtjes për fushatë zgjedhore në kohën sa është ministër. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...