Lajme

Arben Vitia i hyn në dorë frizerit të Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 22 May 2020

Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka pritur 18 majin, për lehtësimin e masave që të rregullojë stilin e flokëve.

E këtë ai ka vendosur ta bëjë pikërisht në vendin ku për flokët e tij kujdeset edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur vetë floktari i Kurtit, Armend Gashi, i cili ka publikuar një fotografi të Arben Vitisë në të cilën shkruan se ministri priti lehtësimin e masave për tu qethur.

-Advertisement-

“Ministri Arben Vitia priti 18majin mu qeth”, ka shkruar ai.

Disa javë më parë në një intervistë për gazetën inFokus, floktari i Kurtit, Gashi tha se kryeministri në detyrë, nuk është i vetmi i cili rregullon stilin e tij të flokëve në sallonin e tij.

Përveq Kurtit e Vitisë ka edhe të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje që i kanë besuar rregullimin e flokëve, Armend Gashit./Gazeta inFokus/  

Rrëfimi i floktarit të Albin Kurtit i realizuar nga Gazeta inFokus:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera