Sport

Araujo “mollë sherri” mes Barçës dhe Uruguait, katalanasit do ankohen te FIFA

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 24 November 2022

Barcelona vazhdon të monitorojë situatën e Ronald Araujo. Mbrojtësi i katalanasve, i thirrur nga Diego Alonso për Kupën e Botës në Katar, nuk është 100% në formë dhe vetë trajneri pranoi se ai ka punuar i veçuar përpara debutimit të Uruguait kundër Koresë së Jugut.

Sipas raportimeve nga Spanja marrëdhëniet mes klubit spanjoll dhe kombëtares së Uurguait janë të tensionuara.

Drejtuesit e kësaj përfaqësuese dyshohet se kanë refuzuar të nënshkruajnë dokumentin e dërguar nga Barcelona, që kërkonte që Araujo të mos merrte pjesë në ndeshjet e para të Kupës së Botës.

-Advertisement-

Prandaj, institucioni katalanas po merr në konsideratë mundësinë e paraqitjes së një ankese zyrtare te FIFA, nëse ai do të dalë në fushë më herët se sa ishte rënë dakord.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera