Lajme

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 21 Tetor 2026

Arabia Saudite ka lehtësuar procedurat për pajisjen me viza turistike për qytetarët e Kosovës, duke e kaluar vendin nga Grupi B në Grupin A të shteteve që përfitojnë nga procedurat e thjeshtuara të vizave.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila ka njoftuar se ky ndryshim u mundëson shtetasve kosovarë të aplikojnë për vizë elektronike ose të pajisen me vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.

Lehtësimi i procedurave vlen për udhëtimet me qëllime turistike.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy