Auto&Tech

Apple gjithnjë e më mediatike

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 26 May 2017

Apple po bëhet gjithnjë e më mediatike, pasi për seksionin “News” ka punësuar si drejtoreshë Laura Kern, gazetaren e New York Magazine dhe ish gazetaren e New York Times.

Lajmi u dha nga Politico e më pas u publikua në media të ndryshme, mes të cilave dhe CNN.

“Jam i lumtur për Laura Kern, është një mundësi e madhe për të sjellë forcën e gazetarisë në një detyrë që më duket mjaft premtuese”, ka thënë Adam Moss, drejtori i New York Magazine. Një zëdhënës i Apple ka konfirmuar lajmin pa shtuar asgjë më shumë.

-Advertisement-

Apple News është një aplikacion për pajisjet telefonike që dolën në verën e 2015, duke sjellë histori dhe lajme nga media të ndryshme, me të cilat ka partneritet, ku janë CNN, The New York Times dhe BuzzFeed.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera